Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani priti bashkë me Xhaferin edhe delegacionin që po e shoqëron, njofton Klankosova.tv.
Mediat janë lejuar të marrin pamje nga ky takim, teksa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për gazetarë.
Kujtojmë se Xhaferi gjatë ditës së djeshme ka takuar krerët më të lartë të shtetit dhe partitë opozitare në vend, me ç’rast u ofroi përkrahje dhe përvojat, siç tha ai, për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.