Presidenca e Kosovës ka hapur faqe zyrtare në rrjetin social Facebook.
Presidentja Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ndjekin këtë faqe.
Osmani ka thënë se aty mund të ndiqen aktivitetet e fundit nga Presidentja.
“Ju ftoj që ta ndiqni faqen zyrtare të Presidencës së Republikës në Facebook. Në këtë faqe do të mund të përcillni të gjitha aktivitetet dhe informatat më të reja nga Presidenca.”, ka shkruar ajo.