Fjalë Kyçe

Pretendimet e shkencëtarëve: Në Hënë ka mjaftueshëm oksigjen për tetë miliardë njerëz

Pretendimet e shkencëtarëve: Në Hënë ka mjaftueshëm oksigjen për tetë miliardë njerëz

Atmosfera në Hënë nuk përmban oksigjen të mjaftueshëm për jetë të njerëzve atje, mirëpo nën shtresën e saj shkëmbore ka oksigjen të mjaftueshëm që t’i mundësojë të bëjnë jetë të qetë rreth tetë miliardë njerëz.

Shkencëtarët e shquar të udhëhequr nga John Grant, pretendojnë se Hëna përmban shumë minerale që janë të lidhura ngushtë më oksigjenin dhe se nën shtresën sipërfaqësore të shkëmbit të quajtur regolith, mund të ketë oksigjen të mjaftueshëm për të mbijetuar tetë miliardë njerëz gjatë një periudhe prej 100 vjetësh, transmeton Telegrafi.

Përllogaritjet e shkencëtarëve janë të bazuara në të dhënat që njeriut i nevojiten 800 gramë oksigjen në ditë për të mbijetuar, kurse regolithi është i thellë rreth 10 metra. Regolithi përbëhet nga 45 për qind oksigjen dhe është i lidhur fort me minerale të tilla si silikoni, alumini dhe oksidet e hekurit dhe magnezit.

Që të jetë oksigjeni i disponueshëm, kërkohet një proces nxjerrjeve që është i thjesht. Ky sistem konsumon shumë energji dhe për të qenë i qëndrueshëm, duhet të ketë mbështetjen diellore ose burimeve tjera të disponueshme të energjisë në Hënë.

Agjencia australiane dhe ajo amerikane hapësinore NASA, në tetor kanë nënshkruar marrëveshjen për dërgimin e sondës në Hënë, me qëllim që të mbledh gurë dhe të tentohet të nxirret oksigjeni nga ta.