Fjalë Kyçe

Pretendimi i papritur nga Erdogan: E zbulon arsyen pse Ronaldo e humbi vendin titullar në formacionin e Portugalisë

Pretendimi i papritur nga Erdogan: E zbulon arsyen pse Ronaldo e humbi vendin titullar në formacionin e Portugalisë

Presidenti turk, Rexhep Taipp Erdogan ka thënë se kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ishte viktimë e një ndalimi politik në Kupën e Botës që u zhvillua në Katar.

Erdogan beson se futbollisti portugez e humbi vendin në formacionin titullar, pasi mbështet pavarësinë e Palestinës, shkruan FrontOnline.

“Fatkeqësisht, Ronaldo ishte viktimë e sanksioneve politike pasi ai mbështet luftën e Palestinës për pavarësi”, tha i pari i Turqisë.

Erdogan theksoi se i ka ardhur keq se si një futbollist i madh si Ronaldo ishte në stol gjatë ndeshjeve të rëndësishme të Portugalisë.

Ai tha se kur një lojtar i madh si Ronaldo luan vetëm 30 minuta, i shkatërrohet gjendja psikike dhe energjia.