Fjalë Kyçe

Prezantohet Eden Hazard, këto janë fjalët e para të belgut

Prezantohet Eden Hazard, këto janë fjalët e para të belgut

Eden Hazard është prezantuar sot si futbollist i Real Madridit.

Gjiganti spanjoll pagoi 150 milionë euro për belgun, shumë në të cilën përfshihen edhe bonuset.

Zyrtarizimi i transferimit të tij u bë të premten e kaluar, derisa sot ai i kompletoi testet mjekësore dhe u prezantua në “Santiago Bernabeu”.

Në konferencën e tij për shtyp Hazard u shpreh se ëndrra e tij ishte që të luante te madrilenët.

“Unë me të vërtetë dua të filloj të luaj me Real Madridin dhe të fitoj sa më shumë tituj, ishte ëndrra ime qysh i vogël dhe tani jam këtu, unë dua ta shijoj këtë moment”, deklaroi Hazard.