Fjalë Kyçe

Prezantuan testet e falsifikuara për COVID, arrestohen burrë e grua

Prezantuan testet e falsifikuara për COVID, arrestohen burrë e grua

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

B.K dhe gruaja e tij T.O, e cila është shtetase italiane dyshohet se kanë prezantuar teste të falsifikuara për COVID-19.

Çifti bashkëshortor kishin tentuar që të udhëtonin për në Verona të Italisë.

“Pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve. Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër”.

Policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe është iniciuar rasti “falsifikim i dokumenteve” ndaj dy të dyshuarve të lartcekur.

Të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë