Prezantuesja televizive e sportit është gjobitur me 100 mijë euro pas një beteje gjyqësore me fqinjët e saj lidhur me të drejtën për të parkuar Mercedesin e saj përpara shtëpisë së tyre.
Prezantuesja e CNN-it, Aly Vance dhe burri i saj që punon po ashtu në media, Sebastian, ndezën një sherr me fqinjët e tyre, Christopher dhe Carol-Ann Collerton, kur krijuan një hapësirë parkimi në kopshtin e përparmë të vilës së tyre në Berkshire në vitin 2015.
Ndërsa Colleerton-ët ishin larg në Francë, çifti i pushtetshëm mediatik hoqi gardhin dhe murin që ndante shtëpitë e tyre për të krijuar hapësirë për Mercedesin e kuq të zonjës Vance për të arritur në zonën e re të parkimit.
Por ky veprim çoi në një grindje të ashpër midis fqinjëve të kamur, dhe të dy çiftet ishin të zemëruar rreth çështjes së parkingut. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, z. Justice Kerr, tani ka vendosur në favor të Collerton-ve dhe e ngarkoi zonjën Vance dhe burrin e saj me një faturë gjyqi mbi 100,000 euro.