Prifti Shtjefen Dodes është i thirrur sonte në emisionin Pressing në T7.
Ai ndër të tjera edhe i është përgjigjur pyetjes rreth feve monoteiste. Më saktësisht pyetjes se cila prej krishterizmit, islamit dhe hebraizmit është e vërteta dhe cila po gënjen.
“Çështja është tek interpretimi”, ka thënë prifti.
Ai shtoi se të gjitha fetë mendojnë se kanë kapur të vërtetën.
“E vërteta nuk është një gjësend”
“Ne jemi shërbëtorë të së vërtetës, dhe kështu u themi njerëzve, se jemi shërbëtorë të së vërtetës”
Gjithsesi Dodes shtoi se keqinterpretimet janë ato që kanë shkaktuar dëme përgjatë historisë.
“Ne duhet të mësojmë prej historisë që të kemi mirëkuptim”, shtoi në fund Dodes.