Fjalë Kyçe

“Prijani mishin atij qeni”, Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë tentojnë të shqyejnë portën kryesore të burgut

“Prijani mishin atij qeni”, Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë tentojnë të shqyejnë portën kryesore të burgut

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo kanë mbërritur në paraburgimin e Vlorës dhe kërkojnë drejtësi për fëmijën, i cili u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij.

Autori Klodian Calamani është dërguar në Vlorë për shkak të ndonjë frike nga sulmet. Por familjarët nuk janë ndaluar. Ata tentuan të shqyejnë portën kryesore ndërsa një e afërme dëgjohet duke bërtitur “O i degjeneruar shtet, do të vuajë populli me ju. Po fëmija që iku? Prijani mishin atij qeni.”, përcjell tch.

E ëma e 8-vjecarit, e cila duket në gjendje të rënduar thotë e dëshpëruar: “Po më ha fëmija 8 vjec dhe. Dil maskara që aty. Të thotë përse e vrau. Të thotë të vërtetën.”