Dje në media ka qarkulluar një video ku shihet ish-gruaja e Princ Lekës, Elia Zaharia teksa e sulmonte atë, kjo pasi akuzonte se princi kishte rrahur babain e saj, raporton Sinjali.
“Ti ke dhunuar babin tim, që të ka mbajtur me bukë. Ti të prekësh me dorë prindin tim? 70 vjeç babi im, i ke gjuajtur babit tim?”, dëgjohet duke thënë ajo.
Por, sot gjykatësi i dhomës civile në Tiranë ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojteje nga njëri-tjetri të Elia Zaharias dhe Princ Lekës.
Vendimi udha nga gjyqtari Artan Haradinaj. Kur Princ Leka të takojnë fëmijën, e pranishme duhet të jetë dadoja.