Princi Filip kishte vetëm ‘një ankesë’ në lidhje me Mbretëreshën Elizabeth II gjatë martesës së tyre 73 vjeeçare.
Duka i Edinburgut theksoi se ajo kalonte shumë kohë në telefon, sipas biografit të tij Gyles Brandreth.
Të mërkurën, autori mbretëror u shfaq në programin televiziv britanik “Lorraine”, ku ndau disa njohuri për Philip bazuar në 40 vjet miqësi.
“Ai më tha, Zot, ajo kurrë nuk e lë telefonin. Asnjëherë nuk i pushon telefoni. Me kë po flet?”, kujton Brandreth, në një citim të marrë nga DailyMail.
“Ishte hera e vetme që ai u ankua ndonjëherë për mbretëreshën”, ndau Brandreth. “Ai e dinte që e gjithë jeta e tij ishte në përkrahje të mbretëreshës”.
Ceremonia e varrimit e Princit Filip mblodhi 13 milionë shikues në Mbretërinë e Bashkuar – 200 mijë më shumë se intervista e Princit Harry dhe Meghan për Oprah Winfrey
Filip, i cili kaloi më shumë se shtatë dekada në mbështetje të gruas së tij, vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare.
Ai është i njohur si bashkëshortja me shërbimin më të gjatë të Britanisë.
Në jetën e tij, Filip përmbushi më shumë se 20 mijë angazhime mbretërore për të rritur interesat britanike brenda dhe jashtë vendit.
Ai drejtoi qindra bamirësi, themeloi programe që ndihmuan nxënësit britanikë të merrnin pjesë në aventura sfiduese në natyrë dhe luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e katër fëmijëve të tij, duke përfshirë djalin e madh, Princin Charles, trashëgimtarin e fronit.