Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur e shqetësuar me grevën në arsim që tashmë gati ka hyrë në javën e tretë.
Përmes një komunikate për media, ata thanë se kanë filluar ta humbin durimin me këtë situatë të krijuar.
Pas diskutimeve KPP, ra dakord me disa konkluzione si në vijim:
KPP gjykon se sistemi arsimor në Kosovë nuk plotëson nevojat për arsimim cilësor dhe shpreh shqetësimin se ndryshimi i tij nuk do të ndodhë edhe për shumë vjet, pasi arsimi nuk rezulton të jetë në listën e prioriteteve të qeverisjes së vendit në këto 20 vjet;
KPP vlerëson se është e paarsyeshme që pas dy javësh grevë palët ende qëndrojnë në nivel të deklarimeve mediatike, duke fajësuar njëra-tjetrën, ndërkohë që prindërit mbajnë gjithë barrën e grevës;
KPP kërkon nga palët dialoguese, MASHT e SBASHK, që të bëjnë përpjekjet maksimale që të afrojnë qëndrimet për t’i mundësuar fëmijëve të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese për arsimim, dhe se besojnë që Qeveria e MASHT-i obligohen ligjërisht të krijojnë kushtet për zhvillimin mësimit për fëmijët në Kosovë, e asnjë palë tjetër;
KPP njofton publikun se nëse deri të martën, më 30 janar 2019, palët nuk arrijnë marrëveshje dhe mësimi nuk pritet të fillojë, do të bëjnë thirrje për protesta qytetare; për të shprehur kështu pakënaqësinë e plotë me gjendjen në sistemin arsimor, duke paraqitur edhe kërkesat përkatëse;
KPP distancohet nga deklarimet dhe qëndrimet publike të Ymer Reshiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve i Kosovës (KPK), dhe KPP prej sot tërhiqet nga ky Këshill, për sa kohë ai udhëhiqet nga Reshitit.
KPP i bënë thirrje Reshiti, dhe kujto nga Kryesia e këtij Këshilli, që në deklarimet e publike mos të thirrën më se përfaqësojnë prindërit e gjithë Kosovës pasi prej sot KPP distancohet nga Kryesia e KPK, derisa aty të zgjidhet një Kryesi e Kryetar dinjitoz.