Fjalë Kyçe

Prishtina 01 e mirëpret votimin e ligjit për sportin

Prishtina 01 e mirëpret votimin e ligjit për sportin

Njoftim nga skuadra e Futsallit FC Prishtina 01.

Deputetë e parlamentit të Kosovës e kanë votuar projektligjin që do ta ndihmojë sportin dhe sportistët.

Ligji parasheh që shumë biznese ta ndihmojnë financiarisht sportin dhe kulturën në vendin tonë.

Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport, dhe 30 për qind e fitimit në tatim mund ta ndajnë për sportin.

Klubi FC Prishtina 01 e mirëpret këtë ligj, duke i parë vështirësitë e shumta që ne i kemi hasur që në vitin e parë të ekzistimit.

Klubi ynë falënderon teje mase biznese si Taxi Dallas, Zone Club, Termo Luli, Bryma Tex, Euro Koha, Barileva Turist, Uji Rugova dhe Five Star Fitnes, që na janë gjetur pran në vitin tonë të parë.

Klubi pret që ky bashkëpunim që ta vazhdojë edhe në edicionin që po vjen, kur tashmë ka edhe lehtësime për financim të sportit.

Klubi iu mbetet përjetësisht mirënjohës që e keni ndarë buxhetin e juaj biznesor, por edhe familjar, që t’i ndihmoni sportistët.

Me respekt, FC Prishtina 01