Fjalë Kyçe

Prishtina bie në ‘Riza Lushta’, vendos goli i Mujës nga penalltia

Prishtina bie në ‘Riza Lushta’, vendos goli i Mujës nga penalltia

Trepça ’89 e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 4-të në Superligën e Kosovës.

Prishtina edhe pse kishte më shumë nga loja, në fund u desh të pajtohet me humbjen e parë këtë edicion.

Otto John dhe Kreshnik Uka kishin raste të mira, por që nuk arritën të tundnin portën e portierit Prince Marley.

Madje John e kaloi portierin në minutën e 37-të, ku në portën e zbrazët gjuajti mbi të.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar.

Prishtina gjeti golin me Mërgim Pefqelin, por që u anulua për pozitë jashtë lojë.

Në mintuën e 79-të, portieri Egland Haxho rrëzon në zonë një lojtarë të 89-shit, ku akordohet penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Arbnor Muja për 1-0.

Deri ën fund ndryshim në rezultat nuk kishte dhe Trepça ’89 merr fitoret e dytë, ku tani mban vendin e tretë me 6 pikë nga tri ndeshje.

Prishtina me katër pikë, mban vendin e pestë.