Fjalë Kyçe

Prishtina dhe gjashtë komuna të tjera do të futen në karantinë

Prishtina dhe gjashtë komuna të tjera do të futen në karantinë

Pos vendimit të Qeverisë së Kosovës që ndaloi veprimtarinë e shumë bizneseve në vend për vikend, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim tjetër, për shtatë komuna ku gjendja paraqitet më e rëndë me COVID-19.

Qytetarët në komunat Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtimje nuk do të mund të kenë hyrje dalje.

Masa do të vlejë nga ora 20.00 e së premtes deri në orën 05.00 të së hënës.