Fjalë Kyçe

Prishtina dhe Llapi demantojnë Dritën për premia

Prishtina dhe Llapi demantojnë Dritën për premia

Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërqeli ditë më parë deklaroi se skuadra e tij ka marrë premia për ta ndalur Feronikelin, ashtu siç kishte marrë nga Feronikeli për ta ndalur Llapin e Prishtinën.

“Ka premi edhe për ndeshjen e ardhshme kundër Feronikelit”, ka thënë Kërqeli.

Megjithatë, këto deklarata janë vënë në dyshim nga drejtuesit e Llapit dhe Prishtinës.

Ata janë deklaruar se nuk do të japin premi për asnjë skuadër tjetër përveç futbollistëve të tyre, duke demantuar kështu Kërqelin.

Madje, trajneri i Llapit, Tahir Batatina këtë e ka deklaruar publikisht.

“Jo nuk e kemi ndërmend. Ne kemi deklaruar se premi do të ju japim vetëm skuadrës sonë dhe nuk e kemi ndërmend me zënë armiq, por Llapi gjithmonë ka kërkuar dhe do të kërkon miq të mire”, ishte shprehur Batatina.

Feronikeli sot është nikoqir i Dritës në sfidën që luhet prej orës 16:00.