Fjalë Kyçe

Prishtina dhe Prizreni me më së shumti raste, kjo është situata në qytetet tjera

Prishtina dhe Prizreni me më së shumti raste, kjo është situata në qytetet tjera

Ka shkruar në 15 mijë e 270 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 62 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 15 mijë e 270 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në vend ka arritur në 616.

Në anën tjetër, tash e sa ditë numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë sesa i rasteve të reja dhe deri më tani janë 12 mijë e 900 persona të shëruar, pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 85 persona.

Mirëpo, Prishtina vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve. Sipas IKSHPK-së, nga 62 raste të reja me koronavirus, 17 kanë qenë nga Prishtina, kurse 14 nga Prizreni, shkruan më tutje lajmi.net.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

85 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!.