Me fitore të thella kanë nisur sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina dhe Ballkani.
Teksa “Plisat” triumfuan 3:0 ndaj Drenicës, klubi nga Suhareka u tregua shumë i fortë për Besën e Pejës duke e mposhtur 4:1.
Prishtina arriti fitoren e parë falë golave të Leotrim Bekteshit, Endrit Krasniqit e Otto Johnit.
Në anën tjetër Ballkani fitoi me golat e Erblin Krasniqit dhe tri golave të Mirlind Dakut. Salihu shënoi për pejanët.