Fjalë Kyçe

Prishtina e Ballkani nisin me fitore të thella sezonin e ri

Prishtina e Ballkani nisin me fitore të thella sezonin e ri

Me fitore të thella kanë nisur sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina dhe Ballkani.

Teksa “Plisat” triumfuan 3:0 ndaj Drenicës, klubi nga Suhareka u tregua shumë i fortë për Besën e Pejës duke e mposhtur 4:1.

Prishtina arriti fitoren e parë falë golave të Leotrim Bekteshit, Endrit Krasniqit e Otto Johnit.

Në anën tjetër Ballkani fitoi me golat e Erblin Krasniqit dhe tri golave të Mirlind Dakut. Salihu shënoi për pejanët.