KB Sigal Prishtina e ka nisur me fitoren fazën e dytë në Ligën Ballkanike, duke treguar se synon që të shkojë deri në “Final 4”.
Skuadra kryeqytetase mposhti sonte skuadrën nga Izraeli, Hapoel Galil Elion.
Në praninë e 1100 shikuesve, ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 74:68.
Sigal Prishtina momentalisht renditet e dyta në Grupin C.
Ndeshja e radhës për Prishtinën është kundër Levskit në shtëpi më 31 mars./express