Fjalë Kyçe

Prishtina fiton ndeshjen e javës së gjashtë si nikoqire

Prishtina fiton ndeshjen e javës së gjashtë si nikoqire

Prishtina e ka mposhtur Dukagjinin në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës me rezultat 2-0. Bardhë e kaltrit kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me anë të Meriton Korenicës që shënoi me kokë.

Prishtina rrezikoi edhe disa herë të tjera portën e mysafirëve me anë të Diar Miftarajt dhe Korenicës, mirëpo rezultati mbeti i njëjtë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal të kryeqytetaseve, ndërsa në të dytën ata e dyfishuan epërsinë.

Ishte minuta e 51-të kur Prishtina e dyfishoi rezultatin me anë të Leonit Abazit që realizoi një gol të bukur. Dukagjini tentoi në disa raste me kundërsulme ndaj bardhë e kaltërve, mirëpo pjesa defanzive ishte në krye të detyrës.

Pas xhiros së gjashtë, Prishtina gjendet në pozitën e gjashtë me dhjetë pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.