Fjalë Kyçe

Prishtina humb ndaj Szolnokit, shuhen shpresat për të kaluar tutje në FIBA Europe Cup

Prishtina humb ndaj Szolnokit, shuhen shpresat për të kaluar tutje në FIBA Europe Cup

Prishtina ka pësuar humbje në udhëtim te klubi hungarez Szolnoki Olajin, duke shuar kështu shpresat edhe ashtu të vogla për t’u kualifikuar në 1/8 e finales te FIBA Europe Cup.

Vendasit e mposhtën sonte Prishtinën me rezultat prej 89-76, transmeton Koha.net.

Në këtë takim për vendasit shkëlqeu David Vojvoda, i cili shënoi 19 pikë.

Kurse te Prishtina në një formë të lartë ishte Dardan Berisha që shënoi 31 pikë, e pati edhe 4 kërcime e 8 asistime.

Në xhiron e fundit në Grupin I klubi nga kryeqyteti i Kosovës do ta luajë ndaj ekipit turk Pinar Karshiyaka.