Fjalë Kyçe

Prishtina: Kemi trajner edhe dy vite, ne i besojmë Mirel Josës

Prishtina: Kemi trajner edhe dy vite, ne i besojmë Mirel Josës

Pas zërave se Prishtina do ta angazhojë Skënder Gegën, klubi më i madh në vend i ka hedhur poshtë këto zëra.

Me një komunikatë zyrtare, Prishtina ka thënë se i beson fuqishëm, Mirel Josës.

“E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme”.

“Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina”.

“Na vjen keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazoj ujë, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë”, thuhet në njoftim.