Klubi i Prishtinës edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Armend Dallkun.Ekipi kryeqytetas ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën kryeqytetase e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës.Si trajneri i ri do të zyrtarizohet Zekirija Ramadani, i cili ka nënshkruar me klubin, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes.
Ramadani e ka fituar më parë titullin e kampionit në Kosovës me Trepçën ’89 dhe Feronikelin.
https://www.facebook.com/FCPrishtina/photos/a.10151888968593538/10159294844983538/?type=3