Federata e Futbollit e Kosovës ka zbuluar emrat e gjyqtarëve që do ta drejtojnë ndeshjen e Superkupës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit. Ky takim luhet të martën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Për herë të parë në futbollin e Kosovës, do të përdoret edhe sistemi VAR.
Gjyqtar kryesor i duelit të Superkupës do të jetë Dardan Çaka, asistent i parë, Fatlum Berisha, asistent i dytë, Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt është Mervan Bejtullahu.
Gjyqtar i VAR-it është caktuar Visar Kastrati, kurse asistent i tij Elvis Bicaj.
Operator i VAR-it është Albert Vokshi, vëzhguesi i gjyqtarëve, Malazog Hoxha kurse delegati i FFK-së: Abdyl Bellopoja.