Fjalë Kyçe

Prishtina mbajti seancën stërvitore para sfidës ndaj St. Joseph’s, përbërja mësohet vetëm nesër

Prishtina mbajti seancën stërvitore para sfidës ndaj St. Joseph’s,  përbërja mësohet vetëm nesër

Pas udhëtimit të gjatë Shkup – Londër – Gjibraltar, skuadra pati kohën e duhur të pushonte, megjithatë deri nesër duhet të ketë marr plotësisht veten.

Lodhja dhe të nxehtin e Mesdheut në fushën e rinovuar me bari artificial – të gjitha këto ekipi i sprovoi sot në stërvitjen para ndeshjes.

Ekipi u duk që punoi mirë duke dashur sa më shpejtë të mësohet me kushtet të cilat nuk janë të panjohura nga udhëtimi i vitit të kaluar.

Skuadra duket të jetë e motivuar – të bindur se po patën angazhimin e ndeshjes së fundit dhe po u përsëriten të gjitha ato raste, kësaj here nuk do të lejojnë pa realizuar ndonjë.

Thjesht, të gjithë janë të bindur se ndeshja mundet dhe duhet fituar. Megjithatë, ia lëmë nesër fushës në një ndeshje që nuk do të ketë transmetim direkt.

Ndeshjen e dytë të raundit parakualifikues të UEFA Europa League ndërmjet St Joseph’s – Prishtina (1:1) e cila nis nga ora 17:45, do ta gjykojnë gjyqtarë nga San Marino të prirë nga gjyqtari kryesor, Luca Barbeno dhe të ndihmuar nga Francesco Lunardon, Salvatore Tuttifruti dhe Michele Scarpino, njofton klubi i Prishtinës. /Gazeta Alo