Komuna e Prishtinës ka nisur sezonin e mbjelljeve pranverore të fidanëve të rinjë.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtorja e Drejtorisë së Parqeve Fatime Hajdari përmes një postimi në rrjete sociale.
Fidanët e rinjë të dy llojeve catalpa bignonoides dhe platanus acerifoglia janë duke u mbjellur në tre lokacione kryesore, tek Rruga B, Posta e vogël në lagjen Bregu i Diellit dhe në Arbëri.
“Deri në fund të javës, nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura” priten të mbillen rreth 300 fidanë. Planet operacionale të gjelbërimit do të vazhdojnë këtë sezon në katër anët e qytetit.” – përfundon njoftimi i Drejtores Hajdari.