Fjalë Kyçe

Prishtina me më së shumti raste me koronavirus, kjo është gjendja në komunat e tjera

Prishtina me më së shumti raste me koronavirus, kjo është gjendja në komunat e tjera

Janë regjistruar edhe 196 raste të reja me koronavirus në Kosovë, kështu duke e çuar në 9 mijë e 688 numrin e të infektuarve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në vend numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 9 mijë e 688, kjo pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 196 raste të reja, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste pozitive me koronavirus dhe se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 45 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2969619916499326