Fjalë Kyçe

Prishtina me numër alarmant të rasteve të reja me koronavirus

Prishtina me numër alarmant të rasteve të reja me koronavirus

Prishtina gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 249 raste të reja me koronavirus, pothuajse gjysmën e rasteve totale në Kosovë për ditën e sotme që janë 514.

Gjatë këtij 24 orëshi gjithashtu janë shëruar edhe 86 pacientë dhe kanë vdekur 3 të tjerë, shkruan lajmi.net.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.