Fjalë Kyçe

Prishtina me reduktime të ujit, kryeshefi i KRU “Prishtina”: Shpresojmë që sot ta kthejmë gjendjen në normalitet

Prishtina me reduktime të ujit, kryeshefi i KRU “Prishtina”: Shpresojmë që sot ta kthejmë gjendjen në normalitet

Prishtina ditëve të fundit është duke vazhduar të përballet me reduktime të ujit të pijes, edhe pse niveli i ujit nëpër liqene e lumenjë është rritur, kjo pasi ka pasur rreshje të dendura të shiut dhe borës, të cilat janë duke vazhduar.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Prishtina”, Sokol Xhafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se reduktimet me ujë të pijes në disa zona të Prishtinës janë duke u bërë pasi ka turbullira në burime të ujit.

Xhafa tha se turbullira e madhe në burime të ujit, ka bërë që liqeni i Badocit të jetë jashtë funksionit.

Sipas tij, ata shpresojnë që sot rreth orës 15:00 të kthehet në normalitet situata e furnizimit me ujë.

“Siç jeni informuar turbullira e madhe në burime të ujit në Liqene ka bërë që Badocin ta kemi jashtë funksionit. Po shpresojmë të kthehet në normalitet pas orës 15:00 nëse kemi mundëesi me rritë kapacitetet në trajtim”, ka thënë Xhafa për Telegrafin.

Ndryshe, edhe nga ujësjellësi Rajonal KRU “Prishtina”, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të turbullirës në liqenin e Badocit dhe pamundësisë për të trajtuar atë, të premten në mbrëmje u detyruan që të ndërpresin në tërësi trajtimin e ujit nga ky Impiant Trajtimi.

Sipas njoftimit thuhet se Stafi i ITUP Badovc kanë arritur ta rikthejnë në punë sot, mirëpo me kapacitet minimal.