Fjalë Kyçe

Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Kundërshtari i Prishtinës në raundin paraeliminator është skuadra e tretë e kampionatit të Gjibraltarit, St Joseph’s.

Ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 27 korrik në stadiumin Fadil Vokrri.

Ndeshja e dytë zhvillohet pas shtatë ditësh në Gjibraltar.

Prishtina edicionin e kaluar kishte mposhtur FC Europa po të Gjibraltarit, në ndeshjen e parë në Gjibraltar kishte luajtur 1:1, ndërsa në atë kthyese në Mitrovicë 5:0.

Një short relativisht i lehtë për Prishtinën, ku pritet kalimi i këtij turi pa ndonjë problem. /Gazeta Sheshi/

Raundi preliminar (ndeshjet 27 qershor/4 korrik)

Progrès (LUX) v Cardiff MU (WAL)
La Fiorita (SMR) v Engordany (AND)
Sant Julià (AND) v Europa (GIB)
Ballymena (NIR) v NSÍ (FRO)
Prishtina (KOS) v St Joseph’s (GIB)
Tre Fiori (SMR) v KÍ Klaksvík (FRO)
Barry Town (WAL) v Cliftonville (NIR)