Fjalë Kyçe

Prishtina në mesin e 16 më të mirëve në Europe Cup

Prishtina në mesin e 16 më të mirëve në Europe Cup

Prishtina e ka siguruar një vend në 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup, pas fitores historike ndaj Pinar Karsiyaka të mërkurën në kryeqytet.

Prishtina i mposhti mysafirët nga Turqia me rezultat 82:78, në ndeshjen e fundit të Grupit I në FIBA Europe Cup, raporton Gazeta Express.

Me këtë fitore, Prishtina kalon në vendin e tretë në Grupin I dhe kështu e siguron një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në këtë garë.