Fjalë Kyçe

Prishtina nga nesër bën teste antigjen për COVID-19, rezultati brenda 20 minutave

Prishtina nga nesër bën teste antigjen për COVID-19, rezultati brenda 20 minutave

Komuna e Prishtinës nga nesër do të bëjë edhe teste antigjen për COVID-19 që janë të shpejta dhe rezultatet do të merren brenda 20 minutave.

Shpend Ahmeti njoftoi se saktësia e këtyre testeve është e lartë dhe këto kryhen në QMF Emshir/Kalabri, por nevojitet udhëzimi i mjekut nga QMF-të tjera.

“Prej të martës, Komuna e Prishtinës bën edhe teste antigjen për covid që janë të shpejta dhe rezultatet merren brenda 20 minutave. Sensitiveti është 98.5 përqind që do të thotë se saktësia është e lartë. Edhe më tutje PCR testi mbetet testi më i sigurtë në qoftë se administrohet mirë.

Këto teste kryhen në QMF Emshir/Kalabri, dhe sikurse edhe me serologjike nevojitet UDHËZIMI I MJEKUT NGA QMFtë tjera. Duhet të keni simptome për tu aprovuar”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.