Fjalë Kyçe

Prishtina nuk do ta ketë përkrahjen e tifozëve ndaj Gjilanit

Prishtina nuk do ta ketë përkrahjen e tifozëve ndaj Gjilanit

Tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’ nuk do të udhëtojnë në Gjilan për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemres.

Është Policia e Kosovës që nuk ka garantuar siguri nëse do të udhëtonin tifozët nga kryeqyteti.

Kjo pasi që nuk ka siguri në stadium, sepse ai është duke u rinovuar.

Lajmi u konfirmua nga faqja e Plisave në Facebook.

“Pas lajmërimit tonë që do të udhëtojmë në Gjilan me datën 20(të shtunën), morrëm përgjigje negative nga Policia e Kosovës, me arsyen se stadiumi në Gjilan është duke u rinovuar dhe nuk ka kushte për të dy tifozëritë pasiqë paraqet rrezik për masën në tribuna”, thuhet në njoftim.