Fjalë Kyçe

Prishtina pa yllin e skuadrës kundër Feronikelit

Prishtina pa yllin e skuadrës kundër Feronikelit

Mirel Josa duhet ti bëj llogaritë pa Meriton Korenicën e lënduar për duelin final të vitit përballë Feronikelit.

Në fakt Korenica mbetet mungesa e vetme për kryeqytetasit në duel me Feronikelin, por njëherit më e rëndësishmja, pasi që mesfushori nga Rahoveci ka realizuar dhjetë gola në pjesën pranverore të kampionatit.

Dueli Feronikeli – Prishtina starton nga ora 16:00 dhe është i vlefshëm për titullin kampion të edicionit 2018/19.