Fjalë Kyçe

Prishtina pasdite futet në karantinim të plotë, nuk lejohet më asnjë hyrje apo dalje

Prishtina pasdite futet në karantinim të plotë, nuk lejohet më asnjë hyrje apo dalje

Ora 17:00 e ditës së sotme ka shënuar zyrtarisht karantinimin e Prishtinës.

20 raste të reja me coronavirus janë konfirmuar dje në Prishtinë kanë bërë që ministria e Shëndetësisë të karantinojë kryeqytetin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lagjet Mati 1 (Rruga Ndue Perlleshi), Tophane (rruga Lidhja e Prizrenit) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës, janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.

Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga 13 marsi kur ishin paraqitur të infektuarit e parë deri me tani, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 283.

Po ashtu shtatë persona kanë vdekur. Ndërkaq 52 pacientë janë shëruar tërësisht nga virusi.