Sot bëhen dy vite tnga vdekja e legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri.
Vokrri gjatë karrierën së tij si futbolli veshi fanellën e klubit të Prishtinës, të cilën përmes një postimi në rrjetet sociale e kanë përkujtuar si ”prijësi i gjeneratës së “viteve të arta”.
Më poshtë postimi i plotë nga klubi bardhekaltër:
”Fadil Vokrri (23.07.1960 – 09.06.2018)
Sot mbushen dy vite prej ndarjes nga jeta të futbollistit më të madh që ka pasur Prishtina.
Prijësi i gjeneratës së “viteve të arta” të Prishtinës, fanellën e së cilës ka veshur për gjashtë vite, 1980-1986, ka qenë, është dhe do të mbetët inspirim në karrierën e çdo futbollisti që do të lind në këto troje.
Vokrri, me Prishtinën pati realizuar ëndërrat e të gjithë shqiptarëve nga Ulqini në Preshevë e deri në Strugën e largët, duke arritur majat e futbollit të atëhershëm.
Rreth 172 ndeshje zyrtare dhe 55 gola të shënuar për gjashtë vitet e tij në kryeqendrën e Kosovës, adhuruesit e Prishtinës nuk do t’a harrojnë asnjëherë”.