FC Prishtina, gjegjësisht kryetari Remzi Ejupi, së bashku me nënkryetarin Ahmed Kurtolli dhe drejtoreshës për marketing, Shkenca Goçi, sot kanë pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, si dhe drejtorin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj.
Palët u njoftuan konkretisht me infrastrukturën sportive në vend dhe atë të klubit konkretisht.
Pas bisedave, palët u akorduan që FC Prishtina, në vendin ku posedon për kompleks sportiv, t’i ndahet dhe të ndihmohet Federata e Ragbit e Kosovës.
Kurse, z. Ambasador O’Connell, njëherësh kryetar i Federatës së Ragbit të Kosovës, ka premtuar, për aq sa ka fuqi, do t’i ndihmojë palët në implementimin, e sidomos, ndërtimit të kompleksit të klubit në Bërnicë.