Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19, kurse janë shëruar 22 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Prishtina është komuna më e prekur për nga numri i rasteve të reja.
NJOFTIMI I IKSHP-së:
Sot më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 47 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.
Sot më 22 qershor 2020, janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1069 raste.