Fjalë Kyçe

Prishtina sërish e para, këto janë komunat tjera ku sot u konfirmuan raste me Covid-19

Prishtina sërish e para, këto janë komunat tjera ku sot u konfirmuan raste me Covid-19

Edhe 171 raste me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Instuti Kombëtar i Shëndetit Publik, shkruan lajmi.net.

Më së shumti raste, si rëndom edhe sot ka komuna e Prishtinës, gjithësej 46, pasuar nga Gjilani, Gjakova dhe komunat tjera.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.