Fjalë Kyçe

Prishtina sonte feston triumfin e Distria Krasniqit

Prishtina sonte feston triumfin e Distria Krasniqit

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që me rastin e fitores së medaljes së artë të xhudistes Distria Krasniqi ta organizojë një festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Xhudistja pejane triumfoi në paraditen e ditës së stome, duke rrëmbyer kështu medaljen e parë të artë për Kosovën.

Kështu, përmes një komunikate për media, KOK ka njoftuar se nga ora 20:00, do të ketë një organizim në shesh, për të festuar triumfin e Distrisë.

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Kujtojmë se sot Distria Krasniqi ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, duke u bërë kështu e dyta pas Majlinda Kelmendit që Kosovës i sjellë medalje të Artë.