Ka përfunduar takimi i parë ndërmjet Prishtinës dhe St Joseph’s i vlefshëm për fazën kualifikuese të Ligès së Evropës, shlruan Gazeta Alo.
Skuadra nga kryeqyteti nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në të cilin ishin një numër i vogël i tifozëve.
Fillimisht Prishtina ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga penalltia me anë të Armend Dallku në minutën e 28-të të ndeshjes, pasi që paraprakisht brenda zonës u pengua në mënyrë të palejuar sulmuesi Alban Shillova.
Por i shpejtë ka qenë reagimi i mysafirëve të cilët dy minuta më pas kanë barazuar me golin e Penan.
Ishte kjo një paraqitje e zbehtë e skuadrës së Prishtinës, por shpresojmë se skuadra nga kryeqyteti nē takimin e kthimit i cili luhet në Gjibraltar ditën e martë, do të arrijë rezultat pozitiv. /Gazeta Alo