Fjalë Kyçe

Prishtina vatër e infeksionit, vetëm sot konfirmohen 115 persona me covid-19

Prishtina vatër e infeksionit, vetëm sot konfirmohen 115 persona me covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 216 raste pozitive me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar 40 persona

Ndërsa komuna e cila prin me më së shumti raste, është përsëri Prishtina me 115.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.