Fjalë Kyçe

Prishtina vazhdon ecurinë e fitoreve në Ligën Ballkanike, triumfon ndaj Beroes

Prishtina vazhdon ecurinë e fitoreve në Ligën Ballkanike, triumfon ndaj Beroes

Sigal Prishtina ka arritur të shënojë një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën Ballkanike, shkruan Sinjali Sport.

Bardhekaltërit triumfuan me rezultat të ngushtë ndaj Beroes 94:93.

Dueli nisi më mirë për mysafirët që e mbyllën çerekun e parë me rezultat 10:24, duke krijuar epërsi të thellë, mirëpo në periudhën e dytë Prishtina u këndell duke e rikthyer rezultatin në favor të tyre, ku shkuan në pushim me shifrat 43:40.

Pjesa e dytë filloi me dramë ku ky çerek mbaroi me rezultat 43:40 për vendasit, duke hyrë me avantazh prej pesë pikëve në periudhën e fundit.

10 minutat e fundit u fituan nga mysafirët me pikë, por në rezultatin përfundimtar plisat e korrën fitoren.

Basketbollistët më të mirë te fituesit ishin, Wendell Mitchell me 21 pikë dhe Jan Palokaj me 20 sosh, ndërsa humbësit kishin Aleksanad Georgiev me 28 pikë lojtarin më efektiv në këtë takim.

Ky ishte triumfi i katërt për Prishtinën në Balkan League, përderisa i ka edhe dy humbje.

Sfidën e fundit për këtë vit, bardhekaltërit e luajnë në Bullgari me 22 dhjetor ndaj Academic Plovdivit.