Fjalë Kyçe

Prishtinasi e lë veturën ndezur para një marketi, ia vjedhin menjëherë

Prishtinasi e lë veturën ndezur para një marketi, ia vjedhin menjëherë

Policia e Kosovës bëri të ditur se një person ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura, të cilën e kishte lënë të parkuar dhe të ndezur para një marketi.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, të hënën në orën 18:00.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur iu kishte vjedhë vetura e tij me targa vendore të cilën e kishte lënë të parkuar dhe të ndezur para një marketi”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.