Fjalë Kyçe

Prishtinasi me revole lodër kërkon nga dy femra t’i japin adresën e rrjeteve sociale

Prishtinasi me revole lodër kërkon nga dy femra t’i japin adresën e rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë për kërcënim dhe mashtrim.

I dyshuari përmes një revole lodër kishte kërcënuar duke kërkuar nga dy viktimat femra kosovare t’i japin adresat e tyre në rrjetet sociale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën kërcënimin me një revole lodër kishte kërkuar nga dy viktimat femra kosovare t’ia japin adresën e rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.