Kastriot Rashica, është një i ri nga Prishtina që vitin e kaluar ka paguar gjoba 6 mijë e 420 euro, ndërsa këtë vit 3440 euro, trasnmeton Gazeta Metro.
Brenda 24 orëve, Policia e Kosovës shqipton rreth 1 mijë tiketa trafiku për të gjithë ata persona që thyejnë rregullat e komunikacionit. Kështu, një i ri nga Prishtina, duket se ka thyer ‘rekord’, sa u përket gjobave që ka pranuar nga policët e trafikut.
Rashica para një viti kishte hiç më pak se 16 mijë e 420 euro denime, derisa tash ka arritur të ulë shifren në 3mijë e 440 euro, transmeton Indeksonline.
“Para 1 viti i kisha nja 16420 euro denime te kerrit po tash i kam nja 3440 euro denime te kerit para ni viti esht foto e par tash esht foto e dyt”, ka shkruar Rashica tek Marakli t’kerreve.