Fjalë Kyçe

Prishtinasit nuk respektojnë rregullat, dalin për shetitje pak para mesnatës

Prishtinasit nuk respektojnë rregullat, dalin për shetitje pak para mesnatës

Qytetarët e Prishtinës sonte nuk kanë respektuar rregullat të cilat janë përpiluar për të luftuar pandeminë COVID-19.

Një lexues i portalit lajmi.net ka treguar se para rreth një ore numër i madh i tyre janë parë duke shetitur tek “Rruga B”, shkruan lajmi.net.

I njëjti ka dërguar edhe fotografi redaksisë në të cilën mund të shihet numër i madh i njerëzve të cilët nuk e respektojnë as distancën sociale.

Personat që kanë dalur në shetitje nuk shihen të kenë as dorëza e maska.