Një qytetare paditë Ministrinë e Shëndetësisë, Ligji Anti-Duhan nuk po gjen zbatim.
Tym duhani shihet gjithandej.
Në plot kafene në qytetin e Prishtinës është normalizuar pirja e duhanit.
Madje cigare konsumohet edhe në hapësira të mbyllura.
Por duket se kjo gjë e ka shqetësuar një qytetare të Prishtinës e cila vuan nga sëmundja e Asmës, të njejtës iu kishte përkeqësuar gjendja nga tymi i madh i duhanit.
E pikërisht për këtë çështje prishtinasja në kuadër të Qendrës për Raste Gjyqësore e ka paditur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e Kryeministrit për mos respektimin e ligjit kundër duhanit.
Dushi shton se Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Kryeministrit nuk po e zbatojnë ligjin të cilin e miratuan vetë.
Ndërkohë në bazë të Ligjit ndalohet pirja e duhanit në cdo hapësirë të mbyllur dhe në ato ku cenohet shëndeti i qytetarëve.
E Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për T7 se për zbatimin e këtij ligji janë përgjegjës inspektoratet përkatëse brenda institucioneve si ato sanitare, shëndetësore, të tregut, të punës, arsimit e të tjera.
Që Ligji s’po zbatohet e thonë edhe në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi
Janë bërë shtatë vite prej kur ligji kundër duhanit ka hyrë në fuqi.