Fjalë Kyçe

Prishtinë: 92 për qind e votave të numëruara, prin Rama

Prishtinë: 92 për qind e votave të numëruara, prin Rama

Janë procesuar në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votat nga 92.44 për qind e vendvotimeve në Prishtinë. Nga ky rezultat, Përparim Rama i LDK-së po prin me 50.81 për qind. Arben Vitia i VV-së ka marrë 49.19 për qind të votave.

Në vota dallimi është rreth 1200. Rama ka marrë 37 mijë e 548, ndërsa Vitia 36 mijë e 357.